COVID-19 i merr jetën gjeneral Ndriçim Sallakut

Covid-19 i ka marrë jetën komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Lajmi është bërë me dije ngas ministri i Mbrojtjes Niko Pelshi. Gjenerali nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”, shkruan Peleshi. /albeu.com/

Shtuar 20.03.2021 09:03