COVID-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar, luajti te “Sulejmani i Madhërishëm”

Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.

Aktori Luran Ahmeti 46-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Ai la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O sa mirë” në rolin e profesorit të historisë.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.

Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

Luran Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O Sa Mirë” në rolin e profesorit të historisë.

Ai ka luajtur gjithashtu edhe në serialin historik të famshëm turk të “Sulejmanit të Madhërishëm”, duke luajtur rolin e Husrev Pashas, siç shihet në foton më poshtë.


Shtuar 25.03.2021 21:02