COVID-19/ Dy humbje jete dhe 102 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusiut, ndërsa 102 qytetarë janë infektuar.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet ne njoftimin e ministrise.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1213 testime, 102 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 208 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1213 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë, në këto bashki:
25 qytetarë në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan.
Janë 2788 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 62 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Durrësi 68 vjeçe.
Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,275 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 208
Të shtruar në spitale 64
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1213

Testime totale 1,742,017
Raste pozitive 271,527
Raste të shëruara 265,275
Raste Aktive 2788
Humbje jete 3,464

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 807
Fier 401
Elbasan 332
Lezhë 242
Vlorë 199
Berat 193
Durrës 143
Kukës 139
Gjirokastër 139
Shkodër 108
Korçë 70
Dibër 15


Shtuar 27.02.2022 18:26