COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin ditor të koronavirusit në vendin tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë janë kryer 82 testime, ndër to kanë rezultuat pozitiv dy persona, ndërsa për fat të mira nuk ka pasur asnjë humbje jete.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 testime, 2 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

26 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë: Nga 1 qytetarë në Tiranë, Durrës. Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,893 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 82

Testime totale 2,017,863
Raste pozitive 332,684
Raste të shëruara 328,893
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Fier 14
Durrës. 8
Berat. 6
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Lezhë. 3
Korçë. 3
Shkodër 2
Elbasan. 1