COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 6 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

Bëhet me dije se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa nga 75 testime të kryera, vetëm 6 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 17 janë shëruar plotësisht.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 75 testime, 6 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 75 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Kolonjë, Berat.

Janë 144 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,069 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Janar 2023)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 75

Testime totale 2,020,283
Raste pozitive 332,809
Raste të shëruara 329,069
Raste Aktive 144
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 117
Fier 10
Berat. 4
Shkodër 3
Durrës. 3

Kukës. 2
Vlorë 2
Dibër. 1
Lezhë. 1
Korçë 1