Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.
Janë 390 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,285 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650
Testime totale 1,985,099
Raste pozitive 331,264
Raste të shëruara 327,285
Raste Aktive 390
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 241
Elbasan 35
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 15
Lezhë 13
Gjirokastër 12
Durrës 10
Dibër 8
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1