COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

13 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ky ka qenë bilanci i COVID-19 në vendin tonë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Njoftimi:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 493 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

8 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 493

Testime totale 2,002,629
Raste pozitive 332,011
Raste të shëruara 328,231
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141
Vlorë 16
Fier 8
Gjirokastër 8
Durrës 5

Elbasan 3
Berat 2
Shkodër 1
Lezhë. 1
Dibër. 1