COVID-19/ Asnjë humbje dhe 36 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vendin e tonë.

Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë regjistruar 36 raste të reja.

Të lidhura

None found

Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 12 pacientë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë: 637 testime, 36 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

15 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto Bashki:

22 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 637

Testime totale 2,003,650
Raste pozitive 332,070
Raste të shëruara 328,279
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Vlorë 15
Fier 12
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 2
Durrës 2