COVID-19/ 16 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 dhe për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

MSH gjithashtu i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë si e vetmja zgjidhje për ti bërë ballë një vale tjetër të pandemisë në vjeshtë.

Kujtojmë që tanimë i pranishëm në disa qytete është edhe varianti “DELTA”. /albeu.com/

Njoftimi i ministrisë:

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        16

Të shëruar në 24 orë     13

Të shtruar në spitale      11

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2760

Testime totale             880,100

Raste pozitive             132,891

Raste të shëruara       130,152

Raste Aktive                      283

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              100

Elbasan            34

Kukës                31

Vlorë                26

Lezhë               25

Durrës              19

Shkodër           16

Fier                   15

Berat               7

Korçë                7

Gjirokastër        3


Shtuar 26.07.2021 17:01