COVID-19, 12 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend.

Nga 417 teste të kryera, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 417 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 3 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 2 në Roskovec, nga 1 qytetarë në Kamëz, Rrogozhinë, Selenicë, Delvinë.

Janë 178 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 417

Testime totale 2,007,492
Raste pozitive 332,191
Raste të shëruara 328,419
Raste Aktive 178
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Fier 11
Gjirokastër 11
Vlorë 3

Elbasan 2
Berat 2
Durrës 2
Shkodër 2