Real Madrid po shqyrton opsionet e për një portier, teksa Thibaut Courtois është i dëmtuar, dhe është vënë kontakt me përfaqësuesit e David de Gea.
De Gea është në dispozicion si agjent i lirë pas largimit të tij nga Manchester United këtë verë.
Reali po bën kontrolle edhe për situatën e Kepa Arrizabalaga. Portieri i Chelseat është objektivi kryesor i Bayern Munich me një marrëveshje huazimi për blerje që po ndiqet.
Lojtari belg Courtois mësohet se ka pësuar dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë në stërvitje dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.
31-vjeçari ka bërë mbi 200 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Chelsea në gusht 2018 dhe ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm në kryeqytetin spanjoll.