Conference League, finalja në Tiranë: Kaos me çmimet e biletave

Në internet ka shpërthyer përshkallëzimi i egër. Biletat që kompania shpërndau falas për tifozët e Romës të cilët ndoqën në Norvegji ndeshjen, së bashku me të tjerë që morën bileta gjatë një konkursi shorte ( rreth 3500 bileta), tani po rishiten në internet me shifra astronomike.

Çmimi fillestar i këtyre biletave është 800 euro, ndërsa “oferta” është 10 mijë euro për dy bileta. Kjo ka sjellë një kaos për tifozët e Romës por nuk mbetet vetëm këtu problemi, raporton “Sportmediaset”.

Kërkesa e lartë për dhoma në hotelet e Tiranës bëri që këto të fundit të anulojnë pa arsye prentotimet dhe më pas t’i nxirrnin përsëri të njëjtat dhoma por me një çmim shumë të lartë, ku një dhomë për një natë kapte shifrat nga 700 deri në 1000 euro. / h.ll/albeu.com