Çmimi i naftës bie ndjeshëm në bursa, pse nuk po reflektohet në Shqipëri ? (FOTO LAJM)

Teksa jemi në pritje të mbledhjs së radhës të Bordit të Transperencës i cili në kushte normale duket të ishte mbledhur ditën e djeshme, çmimi i naftës në bursa ka rënë ndjeshëm nga vendimi i fundit i bordit.

Kujtojmë që më datë 25 mars, çmimi i naftës për fuçi në bursa ishte 113.90 dollarë, teksa nafta në vend shitej me 245 lekë/litër.

Me datë 29 mars çmimi për fuçi ra me 9.66 dollarë/fuçi. Bordi pas mbledhjes vendosi që nafta të ulej me 8 lekë/ litër, duke çuar në 237. Një ulje që nuk korrespondon totalisht me atë çfarë lëviz në bursa.

Kur jemi duke pritur mbledhjen e radhës së Bordit, çmimi për fuçi në bursa ka rënë ndjeshëm në 97.87 dollarë/fuçi, pra me 16.06 dollarë, a do të reflektohet kjo në çmimin e ri që pritet të vendoset nga momenti në moment nga Bordi? /albeu.com


Shtuar 1.04.2022 09:47