Këtë të enjte, Bordi i Transparencës për karburantet, do të mblidhet për herë të parë pas ngritjes së tij. Lajmi u dha nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Demo tha se sot bordi do të dalë me një vendim për çmimin e ri në treg.
“Bordi i Transparencës për naftën: Më e sakta do të ishte se bordi sot do të mblidhet sot. Është duke marrë informacion mbi çmimet që kanë lëvizur. Bordi do të dalë sot me vendimmarrje sot. Ne duam të garantojmë transparencën, duke nisur jo vetëm me produktet bazë, si nafta, por duam të garantojmë që në treg mos të ketë spekulime. Qeveria do të jetë e gatshme që të marrë masa që mos të ketë impakt te qytetarët”, u shpreh ai.
