Çmimet e larta duket se kanë filluar të japin ndikimin e tyre në frenimin e konsumit. Volumi i mallrave të transportuar me det, ajër dhe hekurudhë ka shënuar rënie në mars. Në të kundërt, transporti i pasagjerëve ka shënuar rritje të ndjeshme, si nga deti dhe nga ajri.
INSTAT raportoi se Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Mars 2022 është 355,9 mijë ton, duke u ulur me 4,0%, krahasuar me Mars 2021.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.000,6 mijë ton, duke u ulur me 7,4%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Në muajin Mars 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.705 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 37,0%, krahasuar me Mars 2021.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 5.080 mijë ton- kilometër, duke u ulur me 37,3%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Në muajin Mars 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 169,4 ton, duke u ulur 4,2% në krahasim me Mars 2021.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 482,3 ton, duke u rritur me 7,3%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Në Mars 2022, numri i fluturimeve të kryera është 2.326, duke u rritur me 2,1 herë, në krahasim me muajin Mars 2021.
Në Mars 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 38.652 pasagjerë. Krahasuar me Mars 2021, ky tregues është rritur 48,4%. Në tremujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 121.349 pasagjerë, duke u rritur me 37,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Në Mars 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 2.442 pasagjerë. Krahasuar me Mars 2021, ky tregues është rritur me 5,0 herë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë hekurudhore 3.827 pasagjerë, duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Në muajin Mars 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 87,8% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Mars 2022 është 294.756 pasagjerë, duke u rritur me 3,6 herë, krahasuar me Mars 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tremujorin e parë të vitit 2022 është 760.826 pasagjerë, duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Mars 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 131,3 mld lekë ku 52,9% e tyre u transportua me det.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 327,4 mld lekë ku 51,4% e tyre u transportua me det.
Eksportet e mallrave
Në Mars 2022, mallrat e eksportuara me det zënë 60,8%, me tokë 34,5% dhe me ajër 0,4%. Mallrat e eksportuara me tokë në Mars 2022 janë rritur me 42,4%, krahasuar me Mars 2021.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, mallrat e eksportuara me det zënë 56,2%, me tokë 33,9% dhe me ajër 0,2%. Mallrat e eksportuara me tokë janë rritur 45,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Importet e mallrave
Në Mars 2022 mallrat e importuara me det zënë 48,4%, me tokë 42,1% dhe me ajër 2,0%. Mallrat e importuara me tokë në Mars 2022 janë rritur me 9,4%, krahasuar me Mars 2021.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, mallrat e importuara me det zënë 48,5%, me tokë 42,5% dhe me ajër 2,4%. Mallrat e importuara me tokë janë rritur me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./monitor