Capello: Radu bëri një gabim të madh, Interi meritonte shumë më tepër

I pranishëm në studiot e “Sky”, Fabio Capello komentoi humbjen e Interit në Bologna.

“Radu bëri një gabim të madh, kontrolli me pjesën e jashtme të këmbës është diçka që shpesh dënon portierët që nuk kanë teknikë. Për Interin tashmë do të jetë i rëndësishëm në ndeshjen e radhës, pasi pas fitores ndaj Juventus kishin marrë vrull, duke luajtur si një skuadër e vertetë, por tani nuk e dimë se si do të jetë ai reagim.

Inter nuk e meritoi humbjen dhe të gjithë e dimë këtë gjë. Ata vetëm sulmonin, Bologna nuk po merrte dot frymë. Por një gabim i kushtoi rëndë”, është shprehur Capello./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.04.2022 07:56