“Çmendet” 30-vjeçari në Greqi, plagos me pistoletë 5 fëmijë

Pesë fëmijë u plagosën lehtë pasi një 30-vjeçar qëlloi më armë në një në vendbanimin rom të Heraklion, Serres.

Fëmijët u dërguan në Qendrën Shëndetësore Heraklion dhe më pas tre nga pesë prej tyre u dërguan në klinikën pediatrike të Spitalit Hipokratit të Selanikut, pasi duheshin hequr plumbat, ndërsa dy të tjerët kishin vetëm gërvishtje. Lëndimet e tre të miturve janë sipërfaqësore dhe shëndeti i tyre nuk rrezikohet, sipas burimeve të policisë .

Duhet të theksohet se dy nga fëmijët që u transferuan në spitalin e Selanikut janë fëmijë të autorit të krimit.

30-vjeçari u arrestua nga policia. Gjatë arrestimit të tij, autori i krimit rezistoi, duke rezultuar edhe me një përplasje me policinë. /abcnews.al


Shtuar 29.06.2021 15:19