Pas marrjes së kontrollit nga trupat ruse në rajonin e Luhanskut, presidenti rus Vladimir Putin një ka uruar trupat ruse për “çlirimin” e rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, në Donbas.
Në një dalje televizive me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, Putini tha se trupat e përfshira në operacion duhet të pushojnë, por njësitë e tjera ushtarake duhet të vazhdojnë luftimin. Gjithashtu, Putin-i iu dha titullin “Hero i Rusisë” dy gjeneralëve pas pushtimit të rajonit.
Rusia njoftoi të dielën se tashmë kontrollon të gjithë rajonin e Luhanskut pasi pushtoi qytetin me rëndësi strategjike të Lysychansk.
Moska ka thënë se është “operacion ushtarak special”, siç e quajnë pushtimin e Ukrainës dhe ka për qëllim “çlirimin” e Ukrainës lindore nga “nacionalistët ukrainas”. Rajoni lindor ka qenë fokusi i aksionit ushtarak pasi përpjekjet fillestare për të marrë kontrollin e kryeqytetit Kiev dështuan./albeu.com