Civilët e strehuar në fabrikë kimike, prej dy javësh nuk janë furnizuar me ushqim dhe gjëra thelbësore

Furnizimet me ushqime dhe gjërat thelbësore nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë më shumë se 500 civilë të bllokuar në fabrikën kimike Azot për dy javë.

Njerëzit që strehohen në uzinë, në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk, kanë qenë atje që nga fillimi i pushtimit, tha për CNN kreu i qarkut Roman Vlasenko.

“Ka rezerva ushqimore, por ka dy javë që nuk janë furnizuar”, tha ai përmes mesazhit. “Kështu që rezervat nuk do të zgjasin shumë. Nëse ka një korridor humanitar, besoj se njerëzit janë gati të largohen nga Azot.”

Rusia tha se do të hapte një korridor humanitar nga uzina për civilët këtë mëngjes, por më vonë akuzoi Ukrainën për ndërprerjen e evakuimit.

“Ata janë fshehur aty që në fillim,” tha zoti Vlasenko.

Më herët, kryebashkiaku i Severodonetsk tha se forcat ukrainase janë ende në kontroll të rrethit industrial të qytetit./albeu.com

 


Shtuar 15.06.2022 19:03