Çifti amerikan në Shqipëri birësojnë fëmijën nga Afrika: Nuk ishte larë kurrë, kishte krimba

Një çift amerikan i cili ka zgjedhur Shqipërinë si vendin për të kaluar pjesën e mbetur të jetës, ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre. Ata janë Brenda Speer 70 vjeç dhe Ëayne Speer 76 vjeç dhe kanë një histori për një skenar filmi. Kanë shëtitur në 46 vende të botës, ku në 6 prej tyre edhe kanë jetuar. Një ndër to është edhe Shqipëria.

Ata kanë jetuar në vendin tonë rreth viteve ’97-98-99 ku shprehen se shqiptarët ishin mjaft mikrpitës. Ata kanë rrëfyer se për një periudhë kohe kanë jetuar edhe në Afrikën e Jugut nga ku birësuan dhe një djalë i cili në atë kohë ishte vetëm 2 vjeç dhe në një gjendje të rëndë për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.

Mirela Milori: Ju keni 5 fëmijë?

Wayne Speer: Është e rëndësishme që të dini se fëmija ynë më i vogël është i adoptuar, është nga Afrika e Jugut dhe kur erdhi këtu, zuri shokë shqiptarë, donte të luante basketboll dhe miku i tij e mori në një skuadër basketbolli.

Mirela Milori: Pse vendosët të adoptonit një fëmijë?

Wayne Speer: Në atë kohë unë predikoja në Afrikën e Jugut dhe zgjeruam ndërtesën tonë dhe morëm disa që të punonin dhe njëri prej tyre solli fëmijën e tij 2-vjeçar, e linte aty në diell gjithë ditën. Ishte keqtrajtuar, në kuptimin e kequshqyerjes, mungesës së kujdesit, kështu që bashkëshortja erdhi për të na sjellë ushqimet, e pa dhe pyeti a mund që ta marr në shtëpi dhe ta laj? Nuk kishte hyrë kurrë në ujë, e futi në vaskë dhe gjatë gjithë kohës ulërinte dhe e pyeti të atin a mund ta marrim të rrijë me ne sonte? Po, po merre tha ai, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të ëmën, ndoshta është vrarë dhe ishte e pazakonte që një baba të kujdesej për fëmijën.

Për arsye të ndryshme rrodhën gjërat në atë mënyrë që ata e birësuan fëmijën. Në Afrikë nuk lejoheshe që një familje e bardhë të birësonte një fëmijë me ngjyrë, por përmes një ndihmëse ata arritën ta birësonin.

Mirela Milori: Çfarë ju lidhi me këtë fëmijë?

Brenda Speer: Ajo që na bëri të lidheshim ishte si një fëmijë i vogël për një nevojë të madhe fizike, ai kishte krimba, ishte i fryrë, kishe më shumë se 1000 plagë nga kequshqyerja. I ati ishte munduar të kujdesej për të, por ishin përtej kufijve të varfërisë dhe na preku zemrat. E mora me vete në shtëpi, i dhamë ilaçe, kujdes, ramë në dashuri me të. Kur ai tha që mund ta mbani, e mbajtëm.

Wayne Speer: Ne folëm edhe me fëmijët e tjerë se çfarë mendimi kishin nëse do e birësonin dhe të gjithë ishin të ngazëlluar.

Brenda Speer: Në të kaluarën ne kemi qenë prindër kujdestarë për 19 fëmijë të tjerë, ishte normale që ne të mbanim fëmijë. Kam frikë që po ta kishim lënë me të atin, do të kishte vdekur dhe për ne ka qenë një bekim i madh në jetën tonë. Ai tani jeton në Amerikë, është i martuar dhe ka një djalë.

Mirela Milori: Ai vetë ndihet mirë në gjithë këtë, ndihet si në familje, apo ka pasur momente që është ndjerë i ndryshëm?

Wayne Speer: Kur jetonim në Tiranë, ishte 13-14 vjeç, kalonte në rrugë dhe shumë shqiptarë dilnin e prisnin, nuk kishin parë një njeri me ngjyrë, ai u përshtat shumë mirë, nuk shqetësohej.


Shtuar 23.04.2021 14:49