Champions League, nuk ka fitues në “aktin e parë” mes Realit dhe Cityt, gjithçka vendoset në Angli

Champions League, nuk ka fitues në “aktin e parë” mes Realit dhe Cityt, gjithçka vendoset në Angli

Nuk ka fitues në aktin e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Champion League mes Real Madrit dhe Manchester City, gjithçka do të vendoset pas 8 ditësh në Angli.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Realit dhe Cityt në “Bernabeu”. Ishin madrilenët që kaluan të parët në avantazh në minutë e 36-të të pjesës së parë me anë të Vinicius Junior, i cili realizoi një supergol pas një aksioni perfekt.

Shikoni golat

Pas pësimit të golit City e rriti ndjeshëm lojën, por a mundur të shënojë, dhe me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë “qytetarët” e rritën presionin, çka solli dhe golin në minutë e 67-të.

Kevin De Bryne me një të djathtë potente nxorri totalisht jashtë loje portierin madrilen duke barazuar gjithçka në 1-1.

Gjithçka mbetet e hapur dhe për të mësuar se kush do të shkojë në fnalen e 10 qershorit, do të na duhet të presim ndeshjen e dytë në 17 maj.


Shtuar 9.05.2023 22:53

Tags: , ,