Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas takimit që zhvilloi me homologun Nikos Dendias në Athinë.
Ministrja tha se ka zhvilluar një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes shteteve, por pa specifikuar tema konkrete, ku më kryesorja është çështja e detit.
Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë është ekzistenca e një mundësie reale për nënshkrimin e fletëparaqitjes që do t’i referojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë përcaktimin e ZEE-së midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Reagimi i MEPJ-së:
Athinë, Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri -Greqi. Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit.