Çfarë tregojnë për karakterin tuaj dhuratat që zgjidhni t’u bëni të tjerëve?

Zgjedhja e dhuratave të Vitit të Ri të gjithëve na merr kohë, mund dhe sigurisht para. Të dashurit tuaj mendojnë se ju i njihni mjaft mirë për t’u blerë atyre dhuratën e duhur. Megjithatë të gjithë ne, shumë shpesh gabojmë dhe kjo mund të ketë ndikim në marrëdhënie.

Por çfarë tregojnë për personalitetin tuaj dhuratat që zgjidhni t’u bëni të tjerëve?

Dhuratat shumë të shtrenjta

Duke dhënë dhurata tepër të shtrenjta, njerëzit përpiqen të imponojnë epërsinë e tyre. Është një shenjë që dikush dëshiron të ketë kontrollin.

Dhuratat praktike

Dhuratat praktike janë zakonisht më “mashtrueset”. Jo vetëm sepse u mungon emocioni dhe imagjinata, por edhe sepse fshehin një mesazh. T’i japësh kunatës suaj një libër gatimi ose një libri për dobësim me pretekstin për t’i dhënë diçka të dobishme është zakonisht një mënyrë e fshehtë për të nënvlerësuar disa aspekte të pamjes ose aftësive të tyre.

Dhurata që nuk kthehen

Disa njerëz ofrojnë dhurata që nuk kthehen. Megjithatë, këto na ngarkojnë me përgjegjësi të padëshiruara. Nëse dikush ju jep një qenush ose një pemë, ai maskohet si dhuratë, por ajo që ju jep në të vërtetë është shumë përkushtim dhe punë e palodhur.

Dhuratat e vogla ose suveniret

Ata që nuk bëjnë shumë kur bëhet fjalë për dhuratat zakonisht fshihen pas një dobësie narcisiste. Ata preferojnë të ofrojnë diçka të vogël, konvencionale, me një çmim të përballueshëm ose të mos japin absolutisht asgjë për të mos zhgënjyer njerëzit e afërt. Dhurata të tilla harrohen lehtësisht dhe shpejt. Por ajo që mund të keqinterpretohet si indiferencë mund të jetë e rrënjosur në frikën e personit tjetër për t’u keqkuptuar. Në këto dhurata ka modesti (ai që i jep nuk zbulon shijen e tij) dhe respekt (ai dëshiron të të bëjë të lumtur, edhe nëse nuk e di se cila është mënyra më e mirë).

Dhuratat fëmijërore

Çdo fëmijëri është plot me përvoja dhuratash të këqija, gjërat që donim aq shumë (biçikletë, tren, kukull) dhe gjërat që nuk i morëm kurrë. Ne i kujtojmë ata sepse përfunduam duke i parë si një shenjë e paaftësisë së prindërve tanë për të na treguar dashurinë që donim. Si të rritur, dhuratat që marrim ndonjëherë na sjellin kujtime të dhuratave të dështuara të fëmijërisë sonë. Dhënia e dhuratave në këtë mënyrë është një mënyrë për t’i dhënë dikujt tjetër dashurinë që donim si fëmijë./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 18:19