Southampton ndal Tottenham (VIDEO)

Southampton i Armando Brojës (sulmuesi nuk e nisi si titullar) ia ka dalë të ndalë në barazim 1-1, Tottenham-in e Antonio Contes. Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për vendasit të cilët patën disa mundësi, por ia dolën të konkretizonin vetëm në minutën e 25-të me anë të kapitenit Ward-Prose.

Mesfushori u tregua i saktë me një goditje të fortë brenda zonës duke mos i lënë asnjë shans portierit Hugo Lloris. Megjithatë, një episod që ndryshoi ekuilibrat ishte rezervuar për në minutën e 40, teksa Salisu shkaktoi faull brenda zonës ndaj Son.

Të lidhura

None found

Në këtë formë, u akordua penallti ndërsa mbrojtësi mori kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me një futbollist më pak. Kane nga ana tjetër, nuk fali dhe e ktheu në gol goditjen e tij nga 11-metrat duke rivendosur ekuilibrat. Sakaq, në fraksionin e dytë, Tottenham ishte më kërkues në fushë duke pasur edhe epërsinë numerike.

Madje, miqtë gjetëm edhe golin me anë të Kane, por festa e sulmuesit u ndal nga ana e VAR. ndërkohë, minuta e 71 ishte rezervuar për Armando Brojën, i cili me prekjen e parë të topit ia doli të përhapte panik në mbrojtjen kundërshtare.

Në vazhdim, Spurs tentuan të gjenin golin e avantazhit, mirëpo portiere Forster ishte i pakalueshëm. Për t’u përmendur në fund është edhe një mundësi e artë e Brojës, me goditjen e tij që ndalet vetëm nga një sparkatë e Sanchez.

Kështu, rezultati nuk ndryshoi ndërsa Tottenham mban vendin e gjashtë të klasifikimit me 30 pikë, teksa nga ana tjetër, Southampton është në vendin e 13 me 21 pikë. Sa i përket ndeshjeve të tjera, Crystal Palace mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0, Norwich ndërsa Watford u dorëzua në shtëpi me shifrat 1-4 ndaj West Ham.


Shtuar më 28.12.2021 18:13

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş