Çfarë po ndodh te “Pallati me Shigjeta”? Forcat Shqiponja shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve (VIDEO)

Pak minuta më parë, një prezencë e madhe e efektivëve të Policisë së Tiranës, është parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti.

Në vendngjarje janë forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2.

Siç shihet, policët debatojnë me një qytetar, por nuk dihet arsyeja dhe as rrethanat e ngjarjes.

 

 

Disa sekonda më pas, aty vijnë me shpejtësi efektivët e Forcës “Shqiponja”, të cilët janë dërguar në ndihmë të kolegëve të rendit.

Ata përpiqen të largojnë qytetarin, ndërkohë që të tjerët shikojnë të habitur në rrugë apo mbi shtëpitë private përballë.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë.


Shtuar 27.10.2025 15:40