Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë ka shqetësuar tej mase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmtimeve të vogla në një automjet, nuk ka të lënduar, raporton kp.

Mësohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

 


Shtuar 22.09.2023 08:17