Çfarë po ndodh në Fier? Numërohen votat e para, diferencë e ngushtë në “bastionin” e socialistëve

Numërimi i votave po vijon edhe në Fier, një nga bashkitë që konsiderohet si një nga bastionet e së majtës.

Megjithatë, nga votat e numëruara, rezultati është i ngushtë me një diferecë vetëm 17 vota.

Kryebashkiaku aktual socialist, Armando Subashi kryeson me 91 vota, ose 45.73%.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli ndjek me 74 vota, ose 37.19%, teksa rreth 17% e votave janë për kandidaten e Partisë Demokratike, Eriselda Çelaj.


Shtuar 15.05.2023 01:47