Dibra duket se është një ndër qarqet me fushatën zgjedhore më problematike ndërkohë që kanë mbetur vetëm 3 ditë nga 25 Prilli. Pasditën e sotme në Maqellarë u ndal, bllokua dhe sekuestrua një makinë me dy punonjës bashkiakë të cilët dyshohen se po shpërndanin para për të blerë votat.
Kandidati i PD për deputet, Luan Haka ka zbuluar cfarë ndodh në qarkun Dibër prej ditësh, ku ai shprehet se po blihen vota nga PS dhe ai qarkullon me 40 persona për të ndaluar këtë aktivitet të paligjshëm dhe të dënueshëm.
“Se këta janë specialista. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës. Jemi 24 orë non-stop në gatishmëri. Jemi pa gjumë fare. Janë të njëjtit persona. Mbrëmë kemi pasur raportim në Luzni. Në oren 3 të natës informacioni. Kemi shkuar 40 veta. Po të njëjtit persona u futën brenda nëpër shpia…”- tha ndër të tjera kandidati për deputet.
Fjala e plotë e Luan Hakës:
“I ftoj të gjithë socialistë dhe demokratë të na bashkohen. I dimë kush shpërndan lekë. Të njëjtit persona që kane fituar për herë zgjedhjet me mashtrime. Me strukturat tona me burime të sigurta. Para se të bllokonim këtë makinë, kemi qenë në fshatin Buçisht. Atje po bëheshin gati të shpërndaheshin para.
U gjetën 5 milionë lekë dhe lista me të gjithë fshatrat sipas emrave që do të shpërndanin paratë. Nuk është vetëm ky, janë dhe 3-4 tjerë. Secili kandidat ka menaxherin e vet. Se këta janë specialista.
Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës. Jemi 24 orë non-stop në gatishmëri. Jemi pa gjumë fare. Janë të njëjtit persona. Mbrëmë kemi pasur raportim në Luzni. Në oren 3 të natës informacioni.
Kemi shkuar 40 veta. Po të njëjtit persona u futën brenda nëpër shpia. U mbyllën brenda. E njëjta mënyrë është gjithandej. Grupet tona janë të gatshme gjithandej. Këtu jemi për jetë a vdekje. Po të fitojnë me votë le të fitojnë. Me lekë jo”, deklaroi Haka. /albeu.com/