Çfarë po ndodh në Bruksel, policia bastis selinë e Partisë Popullore Evropiane

Selia e Partisë Popullore Evropiane në Bruksel u bastis nga policia belge, sipas EURACTIV.com.

Bastisja u zhvillua në katin e parë dhe të tretë të zyrave, të vendosura në Rue du Commerce.

Të lidhura

None found

Policia sekuestroi kompjuterë në lidhje me një rast mashtrimi financiar që dyshohet se përfshin stafin e PPE.

Në një deklaratë, Partia Popullore Evropiane konfirmoi se përfaqësues të autoriteteve policore belge dhe gjermane vizituan selinë e partisë në Bruksel.

Partia bashkëpunon me transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës”, përfundon njoftimi.

Sipas informacioneve, në fokus të hetimeve është Mario Voit, i cili në vitet 2018-2019 kishte marrë përsipër fushatën dixhitale të PPE-së në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet në CDU në Turingi. Autoritetet po hetojnë nëse Voight ishte i punësuar nga një kompani tjetër përveç PPE-së dhe nëse PPEkishte njohuri për këtë bashkëpunim. /albeu.com


Shtuar 4.04.2023 13:58