“Kam bombë”, 65-vjeçari në Itali grabit bankën, pendohet dhe dorëzohet në polici

Foto ilustruese

Një ngjarje ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës së 29 qershorit në Milano. Corriere shkruan se gjithçka fillon pak pas orës 11, kur një grabitje në Banca Popolare di Sondrio raportohet në 112. Kur ndërhynë policët, një arkëtar tha se pak më parë, një burrë rreth të gjashtëdhjetave ishte paraqitur me fytyrë të pambuluar, i cili duke thënë se kishte një bombë në xhep, urdhëroi t’i dorëzoheshin 500 euro. Kështu punonjësi ia dorëzoi lekët dhe ai më pas është larguar.

Nuk ishte as koha për të filluar kërkimin pasi në orën 11:25 burri u shfaq në kazermën e karabinierëve Vigentino në via Noto. Burri tha se kishte kryer një grabitje banke pak më parë dhe ishte penduar për gjestin e tij, aq sa i ktheu 500 eurot e marra. Ai është një italian 65-vjeçar, i martuar dhe i papunë. Burri shpjegoi se ai kishte kryer grabitjen  sepse ishte në vështirësi ekonomike dhe se padyshim nuk kishte bombë me vete.

“Bëra një budallallëk,” tha ai.

Hetuesit panë pamjet video nga kamerat dhe verifikuan historinë e tij. Pas një dite hetimesh, 65-vjeçari u shpall i lirë për grabitje. Në përgjithësi , falë “pendimit” të tij të menjëhershëm, ai iu shmang prangave , edhe sepse duke vepruar i zbuluar dhe duke parë precedentët e grabitjes do të identifikohej lehtësisht nga hetimet./albeu.com