Çfarë po ndodh me “Shullazin” në Apelin e GJKKO? Trupa gjykuese “asgjëson” kërkesat e grupit

Shpallet sot vendimi për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij, të cilët akuzohen për një seri krimesh.

Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.

Në seancë ishin të pranishëm Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë.

Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituar tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk pranohet.

Gjykata po ashtu ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç./albeu.com/