Pronarët e linjave të autobusëve urbanë në Tiranë nuk reshtin që kërkuari rritje të çmimit të biletës me pretendime absurde, por kur vjen puna te siguria dhe shërbimi çalojnë shumë, shkruan AlbEu.com.
Pak muaj më parë, autobusi i Unazës ra në Lanë, kurse sot udhëtarët e linjës së Tiranës së Re janë terrorizuar nga sherri me leva hekuri në autobus.
Sipas një videoje të publikuar nga JOQ, fatorinoja dhe kontrollori kanë rrahur me leva hekuri një pasagjer pasi ky i fundit kishte hedhur biletën dhe nuk e kishte në dorë kur ia kishin kërkuar ta tregonte.
View this post on Instagram
Skena të tilla harbutërie nuk janë të pakta në autobusët urbanë të Tiranës, në një kohë kur Shoqata e tyre vazhdimisht ankohet për rritje të kostove duke marrë përherë para nga taksat tona në formë subvencionesh. /albeu.com