Autobusi plot me njerëz përfundon në Lanë, dy pasagjerë në spital (VIDEO)

Një autobus plot me njerëz ka përfunduar në Lanë.

Nga përplasja me autobusin makina ka përfunduar poshte autobusit i cili vinte nga Vasil Shanto.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në foto Makina poshtë dhe rrota e autobusit që e ka shtypur. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 29.04.2022 20:18