Çfarë ndodhi?! Rama humb durimin mes intervistës, heq mikrofonat dhe largohet nga studio

Fushata zgjedhore e ka gjetur më të tensionuar se zakonisht kryeministrin Edi Rama, tension I cili është vënë re në gjuhën e ashpër dhe padurimin e tij në intervista televizive.

Mësohet se Rama është larguar në mes të emisionit “5 pyetjet” nën drejtimin e gazetarit Ilir Babaramo.

Gazetari ka njoftuar lajmin duke njoftuar se kryeministri ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të bëra prej tij. Rama ka hequr mikrofonat dhe është larguar në mënyrë të habitshme.

POSTIMI I PLOTË:

Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte. Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet. /albeu.com/

 


Shtuar 19.04.2021 12:32