Çfarë ndodhi? Punonjëset e një fasonerie në Durrës shfaqin probleme me shëndetin, përfundojnë në spital

Disa punonjëse të një fasonerie në Durrës kanë përfunduar me shenja helmimi në spital.  Mësohet se punonjëset janë paraqitur në spital me simptoma tipike të helmimit si marrje mendësh, të vjella dhe dobësi.

Dyshohet paraprakisht se punonjëset të jenë helmuar nga bari i miut që ishte hedhur në ambientet e firmës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 28.03.2022 14:04