Çfarë ndodhi në selinë blu? Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës por me dyer të mbyllura

Ditën e sotme ka ndodhur një takim në selinë blu, ku po takohen ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Burimet bëjnë me dije se  takimi ka ndodhur me dyer të mbyllura nuk u bë publik për mediat.

Takimi i Peter Zingraf me kreun e opozitës, vjen pak ditë para vizitës së kancelares gjermane në vendin tonë, Angela Merkel.

Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në Tiranë do të jenë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash. /albeu.com/