Policia dhe Spitali i Sarandës kanë dhënë versione të ndryshme mbi atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në sallën e pejisjeve të Radiologjisë.
Sipas njoftimit të policisë zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë në një sqarim shpërndarë për mediat, Spitali i Sarandës thotë se ka pasur tym në pajisjen UPS të skanerit.
Spitali i Sarandës bën me dije se “nuk ka pasur zjarr apo dëme ne pajisje të tjetra”.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reagon Spitali i Sarandës
“Duke u nisur nga lajmi i publikuar në media se ka rënë zjarr në Spitalin Bashkiak Sarandë, sqarojmë se:
Në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm u konstatua tym në pajisjen UPS të pajisjes mjekësore Scaner.
Menjëherë u njoftua shërbimi zjarrfikës dhe ai i Policisë së shtetit duke bërë të mundur izolimin e menjëhershëm defektit.
Spitali Bashkiak Sarandë bën me dije se nuk ka pasur zjarr apo dëmë ne pajisje të tjetra.
Duke i siguruar qytetarët se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, Spitali Bashkiak Sarandë vijon punën normalisht në shërbim të qytetarëve”