Çfarë ndodhi në Fier? Blindohet gjatë natës qyteti, 6 postblloqe kontrollojnë qytetarët

Policia ka ushtruar kontrolle në qytetin e Fierit mbrëmjen e kaluar.

Burimet bëjnë me dije se gjatë orëve të vona të natës, 6 postoblloqe të policisë vendore të rendit dhe antidrogës, por edhe të FNSH kanë blinduar qytetin e Fierit.

Kontrollet janë kryer për shkak të zbatimeve të planeve për marrjen e masave në kuadër të luftës kundër personit e trafiqeve të paligjshme sikundër dhe për persona të shpallur në kërkim. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.11.2021 15:04