Barcelona mbylli dje sezonin në La Liga me një fitore minimale 1:0 ndaj Eibarit, ndeshje kjo që nuk i shërbeu për asgjë katalonasve. Ata qysh një xhiro më herët ishte larguar nga lufta për titull, duke lënë në garë dy ekipet e Madridit, Realin dhe Atleticon. Në fund, kampion u shpall ekipi i Diego Simeones me dy pikë dallim nga “Los Blancos”.
Barcelona e mbylli sezonin me 79 pikë në pozitën e tretë, duke e regjistruar kështu rezultatin më të dobët që nga sezoni 2007/08, 13 vite më parë. Atëbotë, Barcelona kishte grumbulluar vetëm 67 pikë duke u renditur e treta në klasifikim, pas Real Madridit (kampion) dhe Villarealit (nënkampion).
Që nga ai sezon, Barcelona çdoherë kishte përfunduar në pozitën e parë ose të dytë dhe me më shumë pikë sesa në sezonin 2020/21. Përkundër këtij rezultati, katalonasit e mbyllën sezonin me një trofe, atë të Copa del Rey, ndërsa në stinorin pranveror treguan paraqitje të mira duke hyrë fuqishëm në garë për titull deri në xhiron e parafundit.
Pas ardhjes së Koeman, Messi me shokë filluan këndelljen, me argjentinasin që “shpërtheu” në stinorin pranveror duke fituar “Pichichin” me 30 gola të shënuar, teksa dhuroi edhe nëntë asiste. Me disa transferime, Barcelona pritet që sezonin vijues të jenë edhe më kompetitiv.