Çfarë ndodhi? Luana Vjollca i jep fund lidhjes romantike me biznesmenin kosovar (FOTO LAJM)

Një ndër moderatoret më të suksesshme në Shqipëri është Luana Vjollca dhe pavarësisht sukseseve dhe projekteve të bujshme, mbi jetën e saj personale dihet shumë pak.

Prej vitesh në media qarkullon lajmi se Luana është në një lidhje me biznesmenin e njohur nga Kosova, Krenar Cocaj. Pavarësisht se ajo kurrë nuk foli publikisht për të, çifti është kapur shumë herë “mat” në Tiranë dhe në Prishtinë, madje është folur edhe për bashkëjetesë.

Në fillim të verës, u përfol edhe për një dasmë të mundshme por si duket planet kanë ndryshuar.

Luana dhe Krenari nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe kjo ka bërë që të ngrihen të gjitha dyshimet për një ndarje.

Nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur mes tyre por me shumë siguri gjërat do të qartësohen shumë shpejt ndërkohë ne urojmë të jetë vetëm një krizë e lehtë në marrëdhënie. /albeu.com/


Shtuar 19.08.2021 22:54