Çfarë ndodh me dhjamin kur humbasim peshë

Një pjesë e madhe njerëzish ndjek dieta të caktuara. Disa për dobësim, të tjerë për shëndoshje. Ka dhe nga ata që i ndjekin thjesht për të jetuar shëndetshëm, që duhet bërë nga të gjithë. Por kur vjen puna te dieta e dobësimit, ka shumë gjëra që ne nuk i dimë. Jo me ushqimet që hamë, por çfarë ndodh me dhjamin pasi ne dobësohemi. Pra çfarë ndodh në të vërtetë?

Jo gjithë yndyra eliminohet përmes jashtëqitjes. Ky është një keqkuptim që ndodh shpesh. Por një studim zbuloi se, në 10 gram yndyrë, vetëm 1.5 e saj shndërrohet në ujë, që mund të kthehet në urinë, jashtëqitje ose lëngje të tjera trupore. Nuk kthehet në energji ashtu siç thonë shumë.

Për ju mund të jetë e çuditshme, por një pjesë të yndyrës së trupit e eliminojmë përmes mushkërive. Pothuajse 84% e gjithçkaje që hamë e nxjerrim si dioksid karboni, por fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që thjesht frymëmarrja do të na ndihmojë të humbasim peshën e tepërt.

Sekreti është të hani më pak dhe të lëvizni më shumë.


Shtuar 4.07.2022 23:52