Çfarë janë “bombat budallaqe”, me të cilat Putini po mbjell vdekjen në Ukrainë

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane i tha Reuters të mërkurën se Pentagoni beson se Rusia po përdor municione të jointeligjente gjatë bombardimeve në Ukrainë duke vrarë një numër të madh civilësh dhe shkatërruar infrastrukturën atje.

Të njohura ndryshe edhe si “bombat budallaqe” në qarqet ushtarake, për shkak se nuk janë të orientuara përmes GPS apo sistemeve të tjera të ngjashme, këto bomba hidhen nga avionë në lartësi të madhe dhe gjasat që të arrijnë objektivin i kanë të vogla duke shkaktaur ndërkohë dëme në civilë dhe infrastrukturën e qyteteve. Rasti më i fundit ishte bombardimi i një materniteti në Marioupol.

Këto bomba konsiderohen nga ushtarakët si “vazo çeliku të mbushura me tritol”, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me luftën moderne, ku shtetet perëndimore përdorin zakonisht bomba të orientuara që godasin vetëm objektivin dhe nuk shkatërrojnë qytete.

Uashingtoni ka parë “dëme në rritje në infrastrukturën civile dhe viktima civile në Ukrainë”, tha zyrtari amerikan, duke vënë në dukje megjithatë se është e paqartë nëse përdorimi i këtyyre bombave ishte për shkak të dëmtimit të aftësive të ushtrisë ruse për precizion apo nëse ishte vërtet i qëllimshëm.

Amnesty International i vërtetoi pretendimet e Pentagonit me raportin e vet të së mërkurës, i cili theksoi përdorimin e bombave të padrejtuara në një sulm ajror rus më 3 mars që vrau 47 civilë në qytetin ukrainas të Chernihiv.

“Sulmi ajror që goditi rrugët e Chernihiv ishte i tmerrshëm dhe i pamëshirshëm duke mos bërë dallim ndaj njerëzve teksa ata bënin punët e tyre të përditshme në shtëpitë, rrugët dhe dyqanet e tyre,” tha Joanne Mariner, Drejtoresha për reagimin ndaj krizave të Amnesty.

Përdorimi i bombave të padrejtuara do t’i jepte një dorë pretendimeve se Rusia nuk është e shqetësuar për viktimat civile. Të mërkurën, një sulm ajror rus goditi repartin e fëmijëve të një materniteti në atë që ishte sulmi më i fundit në infrastrukturën civile.

Ndër zonat civile që kanë goditur sulmet ruse përfshijnë ndërtesa banimi, rrugë evakuimi, madje edhe një kullë antenash pranë Memorialit të Holokaustit Babyn-Yar, i cili u dëmtua si rezultat i këtyre bombave.


Shtuar 10.03.2022 13:16