Çfarë është stresi kronik në punë? Mjekët zbulojnë cilat janë simptomat

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, stresi kronik i punës, shkakton një sërë pasojash dhe lidhet me kushte të veçanta dhe të zgjatura në vendin e punës që nuk mund të ndryshohen lehtë.

Ndër simptomat e para të stresit kronik të punës është ndjenja e humbjes së energjive fizike dhe mendore, siç deklaruan Gordon Parker dhe Gabriela Tavella nga Shkolla e Psikiatrisë në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor të Sidneit. Kjo gjendje shpesh shkakton edhe pagjumësi dhe ndryshime në vlera që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj.

Sipas një studimi të kryer nga Departamenti i Psikiatrisë i Universitetit të Albertës, në Kanada, punëtorët me nivele të ulëta të kënaqësisë në punë kanë më shumë gjasa të preken nga stresi kronik i punës. Kjo krijon ankth dhe probleme në marrëdhënie, por nuk lidhet gjithmonë me problemet e vetëvlerësimit gjithashtu nuk është e pazakontë që stresi kronik nga vendi i punës të gjenerojë disa simptoma në të njëjtën kohë dhe shpesh të çojë në një krizë nervore.


Shtuar 22.12.2022 23:23