Është bërë virale në mediat italiane dhe jo vetëm kryebashkiaku i Firences, i cili gjatë një interviste të fundit në Piazza della Signoria pa papritur një aktivist që tentonte të vandalizonte Palazzo Vecchio-n historik me bojë portokalli dhe vrapoi vetë për ta ndaluar.
Klipet me ndërhyrjen veçanërisht dinamike të Dario Nardella, i cili është kryebashkiak i qytetit të bukur italian që prej vitit 2014, bënë xhiron e internetit, duke shkaktuar komente kryesisht lavdëruese për politikanin 47-vjeçar.
Nardella shihet në videot përkatëse duke ndërprerë intervistën e tij, duke vrapuar furishëm drejt aktivistit, më pas duke e goditur dhe duke e shtyrë, duke e pyetur “çfarë dreqin po bën”.
Il placcaggio di Dario Nardella pic.twitter.com/CUZx8RGAWd
— David Allegranti (@davidallegranti) March 17, 2023
Kryebashkiaku i Firences e detyron aktivistin të ulë spërkatësin e bojës, të cilin e kishte përdorur më parë në muret e “Palà Palazzo” madhështore, ku ndodhet bashkia e qytetit. Vlen të përmendet se ky pallat-kështjellë romane i shekullit të 13-të është ndër më mbresëlënësit në provincën e Toskanës dhe konsiderohet si një nga atraksionet më të rëndësishme në Firence.
Lo scatto del giorno #Nardella pic.twitter.com/EJDrzlAVKG
— Marco Fattorini (@MarcoFattorini) March 17, 2023
Nardella më vonë u ngjit në një skelë dhe u bashkua në punën e heqjes së bojës, duke murmuritur “barbarë… të paqytetëruar…”, sipas Repubblica.
#nardella con la lancia a pulire palazzo vecchio, non so se ruba il lavoro a operai qualificati, ma sicuamente sono punti #fantacitorio @welikeduel pic.twitter.com/wOklAtCNga
— Leopardo Virale (@leopardovirale) March 17, 2023
Fotot e kryebashkiakut të zemëruar me një xhaketë lëkure dhe syze përpara murit të pikturuar të Palazzo Vecchio-s frymëzuan meme të shumta në mediat italiane. Njëri prej tyre tregoi Nardellën duke u përpjekur të drejtonte Kullën e Anuar të Pizës, ndërsa të tjerët e portretizonin atë si një superhero ose një statujë të lashtë.
Da lunedì nelle migliori sale di Firenze…#Nardella #PalazzoVecchio #cinenardella #Firenze #memes pic.twitter.com/a8PFgHtbqu
— P.L. (@PieroLatino) March 18, 2023
Dy aktivistët e përfshirë në vandalizmin e ndërtesës historike, që besohet se janë të lidhur me organizatën Ultima Generazione, u arrestuan menjëherë pas “protestës” së tyre. /albeu.com