Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama mori vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke i lënë stafit të ambasadës vetëm 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi, bëhet me dije se ata kanë asgjesuar shumë dokumenta para se të iknin.
Sipas informacioneve, dokumentat janë asgjesuar duke u djegur gjatë natës brenda një fuçie, ndërkohë nuk dihet ende përmbajtja e tyre.
Ditën e sotme, pas momentit kur stafi iranian la ambientet e ambasadës në Tiranë, në godinë kanë hyrë forcat speciale RENEA, punonjës të Antiterrorit dhe njësia Antieksploziv.
Burimet bëjnë me dije se ata kanë kryer kontrolle të imtësishme të godinës./albeu.com/