Çfarë do të ndodh nëse pajisja elektronike do të prishet ditën e zgjedhjeve?
Kësaj pyetje i është përgjigjur nënkomisionerja e KQZ e cila ka deklaruar se pajisja testohet para por edhe nëse prishet, për dy orë sillet një tjetër paisje.
Kjo u tha gjatë daljes për media së bashku me Celibashin aty ku u shprehën se procesi do të jetë 100% i sigurtë.
“Është detyrim kontraktorë dhe është e parashikuar edhe në akte edhe për dy orë duhet të paraqitet një pajisje tjetër dhe të kryehet zëvendësimi i pajisjes.”, u shpreh Pelniku. /albeu.com/