Është certifikuar Këshilli Komunal në Tetovë, pas zgjedhjeve të zhvilluara në disa zona përreth.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Tetovës, e cila njofton se rezultati i zgjedhjeve të datës 21 gusht ka treguar që këshilli do të përbëhet nga 6 parti politike.
“Sot edhe zyrtarisht u bë edhe çertifikimi Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës. Ky këshill komunal do të jetë i përbërë nga 6 parti politike. 12 këshilltarë do të jenë nga Lëvizja BESA, 11 nga Bashkimi Demokratik për Integrim, 4 nga VMRO DPMNE, 2 nga LSDM dhe nga 1 këshilltarë nga PDSH dhe AAA”, thuhet në njoftim./albeu.com/