Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i bën thirrje policisë që të largojë personat e paautorizuar nga qendrat e votimit. Në një deklaratë për mediet, Celibashi tha se diccka e tillë konsiderohet nga KQZ si presion dhe inimidim ndaj votuesve.
Celibashi tha se ata duhet të largohen menjëherë.
“Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.
Celibashi ftoi policinë e shtetit dhe komisionet zonale zgjedhore që të adresojnë shqetësimet për çdo denoncim dhe të ndërhyjë për rastet kur qëndrohet para qendrat e të votimit.
Ai tha se në 502 qendra votimi në vend nuk po punojnë aparaturat e identifikimit elektonik dhe se deri më tani identifikimi i votuesve po bëhet manualisht. Ai tha se procesi i votimit po vijon, ndërsa tha se shpesh herë më shumë ka spekulime se sa fakte.
“77% e qendrave të votimit e kanë nisur procesin e votimit në 7 ë mëngjesit, 11 % e kanë nisur procesin e votimit pas orës 8:00. Në orët e para të mëngjesit kishim disa qendra votimi që nuk kishin nisur punën. Procesi është duke shkuar qetë dhe pa probleme në aspektin teknik. Kemi pasUr raportime për disa zona ku janë ndërprerë energjia, në Fierzë dhe Shijak. Kemi pasur problemë në një qendër votimi në Peqin për shpërndarjen e fletëve dhe për Fierin. Në dy qendra votimi në Devoll ka pasur probleme me denoncimi e dy kutive të votimit. Janë 14 denoncime të administrata deri tani nga KQZ përmes aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të qendrave të votimit, apo të funksionimeve të PEI. Kemi marrë denoncime në Tiranë se kemi pasur fletë me shenjë. Kjo historia e bojës sillet në vëmendje. Është e vështirë që ta themi në këtë moment se sa qëndron kjo problematikë, pasi ka plot votues që vazhdojnë ta kenë shenjën. Shpesh herë ka spekulime se sa të vërteta. Është e papranueshme që qytetarët që nuk kanë lidhje me ato qendra votimi, që të vazhdojnë të rrinë në ato qendra. Do të duhet të boshatisen menjëherë. Çdo kush që refuzon që t’i përgjigjet këtij urdhri, do të mbajë përgjegjësi.”, tha Celibashi./albeu.com/