Celibashi mirëpret delegacionin e OSBE/ODIHR: Mirënjohje për vlerësimet realiste për aktivitetin e KQZ (FOTO LAJM)

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka pritur në takim delegacionin e OSBE/ODIHR për të diskutuar aktivitetin e KQZ-së.

Celibashi i ka shprehur mirënjohjen ambasadores Urszula Gacek për vlerësimet, sipas tij realiste të OSBE-ODIHR për aktivitetin e KQZ gjatë zgjedhjeve.

Lajmin ai e ka ndarë në një postim në Tëitter ku ka shfaqur edhe disa foto nga takimi me delegacionin e OSBE. Celibashi shkruan se rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë KQZ.

“Në emër të KQZ, i shpreha mirënjohjen Ambasadores Urszula Gacek për vlerësimet realiste të OSBE-ODIHR për aktivitetin e KQZ. Rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë KQZ, në adresimin e shqetësimeve të ngritura në raport”, shkruan Celibashi në Tëitter./albeu.com