Cavani: Nëse do e dija se CR7 do rikithehej te Man Utd, do të isha larguar nga klubi

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani zbuloi se nuk do të kishte rënë dakord për një zgjatje të kontratës me klubin nëse do ta dinte se do të transferonin Cristiano Ronaldon.

Cavanit i hoqën fanellën me numrin 7 kur kapiteni portugez u bashkua verën e kaluar.

Ka qenë një sezon i lënduar për sulmuesin uruguaian, duke arritur vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat.

Cavani është përballur me goditje të ndryshme, acarim të tendinit dhe tendosje të ijeve që nga fillimi i sezonit.

Raportet thonë se kontrata e tij “nuk pritet të rinovohet” me klubin e Premierligës.

Dhe Cavani pranon se do të largohej më shpejt nga Man Utd nëse do ta dinte se ata po ri-nënshkruanin superyllin Ronaldo.

Cavani, i cili po fliste për “ESPN Brazil” tha: “Të flas të vërtetën, sepse unë gjithmonë them të vërtetën, ashtu siç duhet të jetë.

“Në momentin që ndodhi, mendova se ishte mirë që Manchester nënshkroi Cristianon. Duke ditur pak për botën e futbollit sot, gjëja e parë që bëra ishte të telefonoja vëllain tim dhe i thashë: ‘Fernando, nëse kjo do të kishte ndodhur një javë më parë, do të të kisha kërkuar të nënshkruaje me një klub tjetër’. Por jo sepse nuk doja të luaja me Cristiano Ronaldon. Sepse pata mundësinë ta takoj, dhe ai është një profesionist i madh, me objektivat e tij, dhe kjo është e përkryer për sportistët.

Por siç e di, pas vitesh në futboll, si janë gjërat këto ditë… Prandaj po flisja me vëllain tim. Ishte më shumë për të kuptuar situatën. Jo sepse nuk mund të luaja në vendin tim në Manchester, por sepse ka shumë gjëra në futboll sot që janë të ndryshme nga mënyra se si ishin me trajnerët e tjerë, si ishte më parë, vite më parë.”/ h.ll/albeu.com